“Më i vështiri në jetën time” – Xuxi flet për vendimin për t’u bërë pjesë e BBVK, tha se “ia pa hajrin”
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Xuxi sonte në emisionin “Shoqet” ka treguar për vendimin që e kishte marrë për të hyrë në Big Brother.
Ai tha se ka qenë vendimi më i vështirë në jetën e tij dhe se ka ndodhur në një kohë jo të mire, tha ai për Klan Kosova.
Mirëpo, Xuxi tha se është falënderues për këtë përvojë, nga e cila siç tha ai, ka pasur shumë të mira.
“Ka qenë vendimi që e kam marrë më i vështiri në jetën time, në një kohë shumë të keqe dhe në fund kam thënë “o Zot faleminderit që m’ke bë me hy dhe me pa ia hajrin”.
“Kam pasur shumë hajr prej tij, sepse impakti që kishte ndodhur jashtë, unë brenda nuk e kam pasur idenë, as lidhje nuk ke se çka ndodh jashtë”, u shpreh Xuxi.

