Me armë në brez, leje të skaduar, në rrugë drejt Gjakovës – ndalet nga Policia para se të shkonte në poligon
Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi gjatë një kontrolli në veturën që po drejtonte u kap me armë zjarri, karikator dhe fishekë – ndonëse leja për armën i kishte skaduar që në muajin mars.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 23 qershor 2025, rreth orës 17:30, në territorin e Gjakovës, ku njësia policore, gjatë patrullimit, ka ndaluar një veturë me drejtues Muhametalli Mergjollar
Gjatë verifikimit në vendin e ngjarjes, i dyshuari është vetëdeklaruar se kishte me vete një armë zjarri me karikator dhe 16 fishekë, duke u arsyetuar se kishte udhëtuar për punë në Gjakovë dhe më pas kishte planifikuar të shkonte në poligon për të shtënë.
Policia ka konstatuar se leja për mbajtje të armës, për qëllime shenjëtarie, i kishte skaduar më 28 mars 2025.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, arma, karikatori dhe fishekët janë sekuestruar, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.