Mbyllet kafiteria Dit’ e Nat’ – aktivisti Maliqi e quan lajm të rëndë

Kafiteria Dit’ e Nat’ në kryeqytet do të pushoj së funksionuari pas një dekade e gjysmë.

16 shtatori do të jetë dita e fundit për të gjithë ata që kanë frenkuentuar këtë vend në Prishtinë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi.

Në një postim të bërë në Facebook, Maliqi e ka quajtur lajm të rëndë mbylljen e kafiterisë Dit’ e Nat’ në kryeqytet.

“Lajm i randë si me t’ra nji shkamb n’shpirt. Monument i patejkalueshëm i historisë dhe kulturës së qytetit”, ka shkruar Maliqi.

Lexo edhe:  “Kam me iu kall krejt” – Mesazhet kërcënuese ndaj gruas e çojnë 29-vjeçarin nga Ferizaj në ndalim 48 orë