Mbyllen bizneset në veri, qytetarët refuzojnë të flasin
Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa barrikadat mbeten në dy rrugët kryesore që çojnë për në pikëkalimet kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak.
T7 raportoi nga veriu se të gjitha bizneset atje janë mbyllur.
Gazetarja provoi që të fliste me qytetarët e paktë që ishin në rrugë, por ata nuk pranuar. Gazetarja tha se si arsye ata përmendin sigurinë e tyre.
“Prandaj, refuzojnë të ekspozohen para kamerës”, tha gazetarja.