Mbrëmë u sulmua prona e ish-kryetarit të Zubin Potokut, Zeqiri: E dënoj aktin, sulmuesit të kapen

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë vonë në Zubin Potok, i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar.

Lajmin e konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar”.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga ҫka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, thuhet tutje në konfirmim.

Rastin e ka dënuar Izmir Zeqiri, kryetari Zubin Potokut, i cili tha se mbrëmë është sulmuar prona e ish-kryetarit të kësaj komune.

“Dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit t’i kapin dhe t’i qesin para drejtësisë”, ka shkruar Zeqiri në Facebook.

“Sulmet e ngjashme të cilat po ndodhin kudër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të  papranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rend dhe ligj”.

Lexo edhe:  Studentët pastrojnë UP-në, reagon kryesindikalisti