Mblidhen deputetët, ministri Murati në interpelancë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot për seancën e radhës plenare.
Në seancën që pritet të fillojë në orën 10:00, janë dhjetë pika në rend dite, përfshirë interpelancën e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për çështjen “Cënimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.
Gjithashtu, në rend dite do të jetë edhe “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike”, si dhe “Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë”.
Rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.