Mbledhen librat e shenjtë nën rrënoja, shumica e tyre janë të padëmtuar
Anëtarët e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë iu bashkuan operacioneve për të dhënë ndihmë në zonat më të prekura nga tërmetet në Kahramanmaras.
Gjatë punës së tyre në terren midis ndërtesave të shembura, zyrtarët zbuluan qindra libra fetarë të shpërndarë përreth, disa të dëmtuar dhe disa ende të paprekur, të cilët i grumbulluan.
“Ne po mbledhim librat për të treguar se Kurani nuk duhet të jetë në tokë, por duhet të mbahet në zemrat tona”, tha Abdulhekim Karael për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Shpresojmë që ata që janë ende të përdorshme t’ua shpërndajmë sërish qytetarëve tanë”, tha zyrtari fetar dhe myftiu lokal Bedri Sinan Yazici.