Mbi 2 milionë udhëtarë në Aeroportin e Prishtinës brenda këtyre muajve

Mbi 2 milionë udhëtarë kanë qarkulluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, deri në muajin e shtatë të vitit 2024. Derisa vetëm në gjysmën e parë të muajit gusht ky aeroport pati mbi 200 mijë udhëtarë vajtje ardhje.

Zëdhënësja në Aeroportin e Prishtinës, Valentina Gara tha për KosovaPress se këtë vit është rritur për rreth 20 për qind qarkullimi i numri i udhëtarëve.

Ajo potencon se vendet më të frekuentuara janë Zvicra, Gjermania, Turqia dhe Austria, të cilat pasohen nga disa shtete të tjera.

Ndër të tjera, Gara potencon se pas fluksit të madh të udhëtareve pas liberalizmit të vizave, Aeroporti i Prishtinës ka rritur kapacitetet e tij sa i përket infrastrukturës dhe burimeve njerëzore.

Ndërkaq, bashkatdhetarët thonë u mungon vendlindja e tyre dhe se shprehin dëshirën për t’u kthyer në Kosovë.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes pas një sëmundje të rëndë Esat Kahrimani