Mbi 13 mijë dollarë të mbledhura, kunati i Luizit tregon se ç’do të ndodhë me paratë në “Go Fund Me”

Një “GoFundMe” është hapur në emër të banorit të “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Për këtë ka folur mëngjesin e sotëm kunati i këngëtarit, Sokol Tahiri.

Në një lidhje telefonike me emisionin “Wake Up”, ai zbuloi se përse është hapur “GoFundMe” në emër të Luizit. Ai zbuloi se fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë kishin kërkuar një gjë të tillë.

Sipas Sokolit, për momentin kjo llogari po menaxhohet nga motra dhe nëna e tij, por kur Luizi do dalë nga BB VIP, do vendosë ai çfarë do të bëjë me paratë.

“E shikoj më se të nevojshme dhe të domosdoshme për të sqaruar këtë gjë. E para është kërkuar nga fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë për të hapur një gjë të tillë shumë kohë më përpara. Nuk është kërkuar nga familja në mënyrën më kategorike as për arsye ekonomike as për ndonjë arsye tjetër.

Është thjesht kërkesë e fansave të tij”, tha Tahiri.

Pjesë nga intervista:

Ça ka qenë keqkuptimi që ju ka shqetësuar juve lidhur me këtë?

E shikoj që disa media po e keqpërdorin këtë dëshirë kaq të madhe të fansave të tij, që e adhurojnë Luizin, për të kontribuar me vullnetin e lirë të tyre.

Por ndërkohë keni vendosur edhe një shifër që është 250 mijë dollarë, e ndërkohë nuk ka asnjë problem as financiar, as shëndetësor siç e përmendet më parë

Patjetër. Le ta sqarojmë, “GoFundMe” nuk është për arsye shëndetësore, financiare dhe asgjë tjetër. Thjeshtë në Amerikë është një nga ato llogaritë që është më transparente, që është emri, mbiemri, plotësisht e kontrolluar.

Lexo edhe:  Edona: Kam qenë bashkë me vëllaun e Oliver Kahnit, gruaja e tij na zuri në flagrancë

Dhe vlera e donacionit që ju keni zgjedhur është 250 mijë dollarë, shumë më shumë se edhe shuma që siguron loja e “Big Brother”, pse keni zgjedhur këtë vlerë?

Duke parë kërkesat e mëdha, menduam se kjo mund të ishte diçka. Përderisa “GoFundMe” për ta hapur këtë ka numra nga kaq në aq, as nuk doja të ofendoja Luizin, as nuk doja të ofendoja as fansat. Menduam se kjo ishte diçka e arsyeshme.

Se shumë e kanë komentuar edhe si prishje të imazhit dhe nuk e dinë se çfarë do bëhet me këto para

Këto para i menaxhon e motra, nuk është hapur nga unë. Është hapur nga motra dhe e ëma e Luizit, edhe kontrollohet deri në momentin që Luizi del nga emisioni. Kur të dalë ai, është vullneti i tij se çfarë do bëjë me ato para të grumbulluara.