Mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1667 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.
Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 18 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 33 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 26 persona, ndërkaq 16 persona janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  I riu në Prizren sulmon fizikisht një polic, ndalohet për 48 orë