Mbesin në paraburgim tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e tre të dyshuarve për sulm terrorist në Banjskë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore për vazhdimin e paraburgimit.

Më 26 qershor, – Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë vendim, me të cilin aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ashtu që ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe nga dy muaj (secilit veç e veç) tre të dyshuarve Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, për sulmim terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimin PN.1.S.nr.137/2024, të datës 04.07.2024, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve V.T, av. Milos Delevic, B.S, av. Ljubomir Pantovic dhe D.M, av. Jovana Filipoviq, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.44/2023, të datës 21.06.2024, e ka vërtetuar.

Lexo edhe:  Gjendet një granatë dore në Shtërpcë, policia del në vendin e ngjarjes