Mbahet streetball në Mitrovicën e Veriut, e provon të luajë edhe Sveçla
Në Mitrovicën e Veriut është organizuar një event i streetball-it, me prezencë të Policisë së Kosovës.
Siç raportojnë mediat lokale në Mitrovicë, eventi po zhvillohet në sheshin e Mitrovicës së Veriut.
Streetball ka provuar të luajë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai është parë me dresën e klubit basketbollistik të Trepçës.