Mashtrimi prej 280 mijë euro për një lokal në Istog, shkon në katër numri i të arrestuarve

 

Policia në Pejë ka arrestuar katër persona për veprën penale “mashtrim” për tentim-shitjen e një lokali në Istog, që ishte pronë e komunës.
Sipas policisë, viktima është ankuar se nga viti 2022 është duke u mashtruar, ku iu ka dërguar para në vlerë prej 280 mijë euro për blerjen e një lokali.

“Viktima ka deklaruar se personave tё dyshuar iu ka dёrguar tё holla nё vlerё prej dyqind e tetëdhjetë mijё (280000) euro, mjete tё cilat viktima ja ka dёrguar qё nga vitit 2022, pёr blerjen e njё lokali”.

“Pas njё pune intensive tё hetuesve Rajonal me datё 09.07.2024, janё arrestuar dy (2) persona tё dyshuar, nё vazhdën e hetimit tё rastit me datё 11.07.2024 janё arrestuar edhe dy (2) tё dyshuar tjerё:

F.D. e lindur me 1999; B.M. i lindur me 1992; M.N. i lindur me 1982; L.D. e lindur me 1994. Tё gjithё tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit  janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Spitali i Gjilanit pezullon nga puna dy mjekët nën dyshimin se kërkuan para nga një pacient për një operim