Mashtrime me kartela bankare, Prokuroria në Mitrovicë me apel për qytetarët

Prokuroria Themelore në Mitrovicë nëpërmjet një komunikate ka paralajmëruar qytetarët rreth rrezikut të mashtrimeve në platformat e komunikimit elektronik.

Prokuroria apelon të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve ku individë të paautorizuar kërkojnë të dhënat personale të kartelave të llogarive bankare nëpërmjet këtyre platformave.

Madje kanë kërkuar që në asnjë rrethanë qytetarët mos të shpërndajnë të dhënat e tyre personale.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë qytetarëve, që te mos bien pre e mashtrimeve nëpër platforma të komunikimit, ku nga persona të paautorizuar u kërkohen të dhënat personale të kartelës së llogarive nëpër bankat vendore, dhe luteni që asesi të mos shpërndani këto të dhëna.

Njëkohësisht u bëjmë apel të gjithë qytetarëve që kanë pranuar kërkesa të tilla dhe atyre që kanë shpërndarë të dhënat e llogarive bankare dhe potencialisht janë dëmtuar, që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit tuaj për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Vdes profesoresha e njohur dhe e respektuar nga të gjithë Seniha Spahiu