MASHT: Nga nesër nis viti i ri shkollor, mësimdhënësit të heqin dorë nga greva!

Greva e nisur ditë më parë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, ka vënë në pikëpyetje fillimin e vitit të ri shkollor. Pas pushimit të verës, nxënësit do duhej që nesër të kthehen në bankat shkollore.

Megjithatë në një konferencë për media, Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), Arberie Nagavci, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitin të ri shkollorë me 1 shtator.

“MASHTI-i i ka bërë të gjithë përgatitjet, edhe komunat i ka bërë përgatitjet. Po ashtu është bërë shpërndarja e teksteve. Nesër do të lansojmë edhe abetaren e përbashkët me Shqipërinë. Të gjitha shkollat janë të gatshme për të filluar procesin mësimor nga 1 shtatori. Ashtu siç besoj se jeni në dijeni të gjithë, greva nuk po mbahet në 90% të institucioneve, andaj unë pres që të mos ketë grevë as në arsim, ku fëmijët e presin shtatorin për të nisur mësimin”, tha ajo sot.

Nagavci, ka ftuar mësimdhënësit që të analizojnë pa presion nevojën për t’iu kthyer shkollës.

Lexo edhe:  Jetojnë në të njëjtën shtëpi por me dy hyrje, vëllezërit në Rahovec rrahen pasi njëri filloi rinovimet