Martohet bija e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta

Teuta Rugova, e bija e ish-presidentit Ibrahim Rugova, është kurorëzuar sot me Agron Xheloshajn, djalin e politikanit shqiptar në Mal të Zi, Nik Xheloshaj.

Kurorëzimi u bë sot, në rezidencën e familjes Rugova në Prishtinë, në praninë e familjarëve.

Dasma e ish-deputetës së LDK-së do të bëhet të premtën më 25 korrik.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, 3 persona dërgohen në QKUK