“Marshojmë për veri”, Stresi bën thirrje të i bashkohen në marsh, më pas “pendohet” dhe e fshinë postimin

Situata në veri nuk duket edhe aq e qetë, sa tensionet po shtohen edhe më shumë.

Në ndihmë është shprehur i gatshëm reperi nga Shqipëria, Stresi, shkruan lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se do të jetë drejtë për Kosovë, nëse situata përkeqësohet.

Pas kësaj, reperi ka bërë një thirrje.

Stresi ka ftuar të gjithë për marshim.

“Me 1 qershor 2023, ora 12:00 marshojmë për Veri. Ju ftojmë masivisht t’i dalim zot vendit tonë” ka shkruar Stresi.

Por pas kësaj, nuk dihet se çfarë ka ndodhur apo reperi është penduar, por postimi është fshirë.

Ndryshe, Stresi, është ndër artistët e paktë që ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Lexo edhe:  Luksi i Mozzik, bëhet me veturë “Lamborghini Urus”