Maqedonci u bashkohet ushtarëve, ushqehet në kazermën e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci iu është bashkuar sot ushtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” ku është ushqyer bashkë me ta.
Kjo vizitë e tij në kazermë duket se ka ardhur pas kritikave të shumta të opozitës në lidhje me problemin e furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së.

Sot, në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë e jashtëzakonshme ku po diskutohet për gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari para pak ditësh i ka shkruar letër ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në letrën e Jasharit të publikuar thuhet se kuzhinierët e institucioneve të tjera, kanë njoftuar se nga 11 tetori nuk do të shkojnë nëpër kazerma.

Komandanti ka alarmuar për rrezikun e helmimit dhe përhapjes së infeksioneve.

Lexo edhe:  Pesë profesionet që po kërkon më së shumti Gjermania, paga shkon deri në 4500 euro