Maqedonasi shkakton aksident në Kosovë dhe tenton të ikë, 3 persona e rrahin e bëjnë për spital

Policia ka njoftuar se janë arrestuar katër persona, tre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Siç thuhet në raport, tre kosovarët e kanë sulmuar fizikisht shtetasin maqedonas pasi ky i fundit e kishte shkaktuar aksidentin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Raporti i plotë:LËNDIM I RËNDË TRUPOR |Ferizaj 06.11.2022 – 17:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre prej tyre kosovarë dhe një shtetas i maqedonisë së veriut, pasi që dyshohet se për shkak të një aksident trafiku që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të RMV-së, i cili kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari i sulmuar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Sulmohen ekipet e gazetarëve në Leposaviq, u vizatohen simbole nacionaliste në vetura