Mamografia mobile, kontroll falas për gratë në veri të Mitrovicës
Në kuadër të aktiviteteve të “Muajit Rozë”, mamografi mobile është vendosur në pjesën veriore të Mitrovicës, pranë urës kryesore, ku gratë kanë mundësi të kryejnë kontroll falas më 21 dhe 22 tetor 2025, nga ora 10:00 deri në 16:00.
Teknikja e radiologjisë, Shqipe Llapjani, tha për KosovaPress, se shumë qytetare po tregojnë interesim.
Tema të tjera
Arrestohet në Shtime një person për vjedhje të rëndë – djali dyshohet se vodhi babanë e tij
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
“Për momentin është mirë. Shumica nuk janë të informuara, por po pyesin dhe janë të interesuara. Deri tash janë kryer dhjetë kontrolle, kryesisht nga komuniteti serb,” tha Llapjani.
Ajo shtoi se aktiviteti do të vazhdojë edhe në rajonet e tjera.
“Pasnesër do të jemi në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Në vitin e kaluar kemi pasur shumë pjesëmarrje, dhe presim që të jetë po aq mirë edhe këtë vit,” tha Llapjani.
Teknikja gjithashtu njoftoi se aktiviteti po pritet me interes edhe nga gratë nga pjesa jugore.
“Jemi duke pritur që nesër të ketë më shumë pjesëmarrje nga gratë shqiptare ku interesimi po vjen edhe nga gratë e pjesës jugore,” tha ajo.
ShqipëriKonflikti për një kafe, detaje nga ngjarja e rëndë me dy viktima në Durrës
Rrezarta Prekazi zyrtare për shëndetësi në Komunën e Mitrovicës Veriore tha për KosovaPress, se qëllimi kryesor i aktivitetit në kuadër të “Muajit Rozë” është rritja e ndërgjegjësimit të grave për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, përmes informimit dhe ofrimit të kontrolleve falas me mamografinë mobile.
“Synimi ynë është që çdo grua të ketë qasje të barabartë në shërbime parandaluese, pavarësisht vendbanimit apo statusit socio-ekonomik. Përfitimi nga kontrollet falas është i mundur për të gjitha gratë që banojnë në komunën tonë, me theks të veçantë për gratë mbi moshën 40 vjeçare,” ka thënë Prekazi.
Ajo ka shtuar se aktiviteti do të vazhdojë edhe pas përfundimit të “Muajit Rozë”, përmes fushatave parandaluese dhe kontrolleve falas, me qëllim përmirësimin e shëndetit të grave dhe komunitetit në përgjithësi.
Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka për qëllim promovimin e shëndetit të grave, përmes zbulimit të hershëm të sëmundjeve të gjirit. /KP