Makineria i preu krahun, minatori e fajëson “Trepçën”- drejtori thotë se u lëndua qëllimisht dhe e largon nga puna

11 vjet më parë, Besnik Beqiri për pak sa nuk e humbi krahun e tij gjersa po kryente punën në Kombinatin “Trepça”.

Ngjarje kjo që ndodhi më 23 tetor 2013 në orën 13:30, Besnikun e la me pasoja të përjetshme, por tash e asaj ditë thotë se nuk mori dëmshpërblimin e merituar.

Ai po kërkon nga shteti dhe gjiganti metalurgjik “Trepça” shumën prej 154 mijë eurosh, ani pse thotë se kjo është më e pakta që i takon.

Shto këtu faktin që sipas tij lëndimin e mori pasi ish-drejtori i minierës në Kishnicë, në atë kohë e urdhëroi të kryente një detyrë tjetër nga ajo që kryente çdo ditë, e për të cilën nuk kishte as një njohuri e as që i dinte rreziqet e saj.

Ky lëndim mund të ishte fatal nëse afër tij nuk do ishte një punëtor tjetër që ta ndalonte makinerinë.

Tash e 11 vjet, Besniku është duke pritur që Gjykata të njohë të drejtën e tij të kompensimit, por Themelorja në Mitrovicë ia kishte refuzuar atë.

I ndodhur përball këtij fakti, ai ka vënë shpresat tek Gjykata e Apelit.

Historia e tij me Gjykatat është e gjatë sa edhe lëndimi, kjo pasi në 2017 Besnikut i doli në krah Dhoma e Posaçme në Gjykatën Supreme, duke ia dhënë të drejtën e marrjes se shpenzimeve të lëndimit dhe për pasojat dhe të ardhurave të humbura për shkak të aksidentit.

Gjykatësi që mori këtë vendim ishte i huaj, Werner Kannenberg, ku edhe obligonte ndërmarrjen “Trepça” t’i bënte kompensimin e këtyre të hollave.

Drejtori i njësisë së minierës së Trepçës në Marevc, Arben Ramadani, thotë se lëndimi i punëtorit Besnik Beqiri më 2013 ndodhi për shkak të pakujdesisë së tij në vendin e punës.

Lexo edhe:  Prishtinë: Shtetasja e huaj e denoncon për dhunë burrin e saj shqiptar, kërkon ndihmë në Polici

Punëtori aty gati sa nuk humbi dorën nga makineria përkatësisht tumborja, siç e quajnë minatorët.

Edhe pse Besniku akuzon drejtorinë e atëhershme se e detyroi të ndërronte pozitën nga punëtor i thjesht, në shembës të xehes, për të cilën nuk kishte njohuri edhe rreziqet që i sjellë, po ashtu shprehet se nuk kishte masa mbrojtëse.

Drejtori i tanishëm thotë se në këtë rast as ish drejtori, e as mbikëqyrësi i punëtorëve nuk ishin fajtorë për incidentin e ndodhur atë ditë.

Madje lëshohet në akuza se Besniku mund ta ketë pasur qëllim aksidentin që të përfitonte dëmshpërblim nga lëndimi.

Ramadani madje thotë se për të punuar në këtë pozitë nuk nevojitet as njohuri e as kualifikim deri sa insiston se punëtoret janë aty për tu bindur urdhrave të drejtorit.

Përkundër kësaj drejtori Ramadani thotë se më vonë “Trepça” e sistemoi Besnikun për mos ta lënë pa pagë, në pylltar në pozitë të cilën ky që një kohë të gjatë nuk ka ardhur në vendin e punës.

Për çka është detyruar të marrë masa për ta dërguar në komision disiplinor.

Besniku për këtë u arsyetua, se nuk mund të lajmërohet në punë për shkak të largësisë së pikës ku mbahen evidencat e lajmërimit në punë, por këtë e mohoi drejtori Ramadani.

Ai pohon se ky nuk është lajmëruar asnjëherë, e cila shihet edhe në librin për evidenca të punëtorëve të tij, Besniku nuk ishte lajmëruar asnjë ditë në gjithë shënimet e këtij dokumenti.

Ndërsa sa i përket pjesës së pretendimeve të Beqirit se kjo ndërmarrje publike po tenton të i hakmerret për shkak të padisë dhe kërkesave për kompensim material për lëndimin që mori në vend të punës.

Lexo edhe:  Reduktime të rrymës për ditën e sotme

Ndërmarrja publike “Trepça” është përgjigjur shkurt përmes emailit duke hequr barrën e obligimeve ndaj Besnik Beqirit me pretendimin se kompensimi i tij u bë nga kompania e sigurimeve,

Sidoqoftë historia e gjykimit, Besniku mbetet me shpresë së Gjykata e Apelit do ti njohë të drejtën e kompensimit të cilën po e pret prej 2013-ës. /Klan Kosova/