“Ma kish çu një sinjal nëse do të ishte gjallë”, avokati tregon se çka i tha nëna e Faton Hajrizit

Avokati Arianit Koci ka ndarë detaje nga biseda me nënën e Faton Hajrizit, teksa ka komentuar spekulimet rreth mundësisë që Fatoni të jetë ende gjallë.

Në një intervistë në Dukagjin, Koci ka treguar se nëna e Fatonit i ka thënë se, po të ishte gjallë, djali i saj do të kishte bërë gjithçka për t’i dërguar një informatë që është mirë.

“Sa e njoh djalin, kish bë çmos më ma çu një informatë që jam gjallë”, ka thënë ajo.

Koci ka theksuar se, me kalimin e dy javëve, shanset që Faton Hajrizi të jetë gjallë janë bërë gjithnjë e më të vogla.

“Dy javë kaluan, mundësia gjithmonë më e vogël që është gjallë”, ka thënë Koci.

“Edhe me ma pas hap kufomën, nuk e kisha marrë përgjegjësinë me identifiku Fatonin, as nuk jam familjar, as nuk e kam njofto sa ka qenë gjallë. Nuk e marrë një përgjegjësi çka s’më takon. Detyre ime është e qarte; me sjellë atë trup si gjest humanitar pa pagesë në Kosovë. Në Kosovë Arsim Gërxhaliu apo kushdo tjetër le ta përcaktojnë a është Fatoni. Nuk ka këtu kurrfarë konspiracioni”, ka thënë Koci.

Lexo edhe:  Tentoi t’ua vë flakën policëve në Klinë, ky është i dyshuari që u fut në sherr dhe përfundoi në ndalim