“Ma e mirë nana se e bija”: Njihuni me nënën simpatike të Gresa Hotit
Gresa dhe Andi ishin çifti që u bashkuan brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Mirëpo duket se nuk u zgjati shumë dhe ata i dhanë fund lidhjes së tyre, përcjell ORAinfo.
Të dy tani vazhdojnë të jenë aktiv në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.
Gresa po e shijon jetën në maksimum duke frekuentuar plazhe të ndryshme të Evropës.
E se fundmi ajo ka nisur pushime me familjen e saj.
Modelja ka publikuar një fotografi ku shfaqet në shoqëri të nënës së saj.
Kjo e fundit duket një zonjë e vërtetë.
Bukurinë e saj Gresa sikur e ka trashëguar nga nëna e saj e cila duket një zonjë simpatike.