Lumi Llap po ndreqet, por kushtet e punëtorëve janë të dhimbshme
Shtrati i lumit Llap është duke u rregulluar nga një punë intensive.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka vizituar punëtorët që po punonin në lagjen Maloku.
“Po punohet intenzivisht në zgjerimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap, me ç’rast sot nga afër kam përcjellur punimet në lagjen Maloku në pjesën e epërme të qytetit, aty ku po zhvillohen këto ditë punimet.
Jam shumë i lumtur për jetësimin e këtij projekti duke ditur se një projekt i tillë është edhe kërkesë e kahmotshme e qytetarëve të kësaj ane, të cilët kanë pasur probleme të shpeshta me vërshimet.
Vazhdojmë pa u ndalur në realizim të projekteve të mëdha, që lehtësojnë jetën e qytetarëve tanë!” ka thënë Bulliqi në njoftimin e tij për punimet.
Megjithatë, çfarë bie në sy janë kushtet e punëtorëve, të cilët po punonin këmbëzbathur në këto punime.
Të tillë janë shfaqur në fototgrafitë të cilat i ka publikuar vet Bulliqi.
Shikoni fotografitë më poshtë.