Lumbardhi shkruan për Kaderin: Bashkëshortja e lumtur, jeta e lumtur

Lidhja e tyre nisi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, për të vazhduar më tej edhe pas përfundimit të këtij “reality-show”.

Ndonëse “morën mësysh” e u larguan për pak kohë, Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj e gjeten përsëri njëri-tjetrin.

Çifti shumë i dashur për publikun është aktiv në rrjete sociale, ku me ndjekësit ndan momente të veçanta.

Mbrëmë vonë, Lumbardhi postoi një fotografi simpatike të dyshes, por vëmendjen e mori mbishkrimi që bëri.

“Bashkëshorte e lumtur, jetë e lumtur”, shkroi ai, duke iu referuar Kaderit.

Ndonëse mund të merret me shaka nga shumica, dyshimet u ngjallen edhe më shumë nga një mike e dyshes e cila i pyeti “Ku është unaza?”.

 

 

Kësaj pyetjeje, Kaderi vetëm iu qesh, duke i thënë mikeshës se e do.

A janë martuar vërtet Lumi dhe Kaderi? Mbetet të shihet!

 

 

 

Lexo edhe:  “Më kërkoi orgji”, Dario nxjerr detaje të reja për Meritonin