Lumbardhi pyetet për Albyn: S’më pengon e kaluara e saj, e ka ushqyer familjen me atë punë

Mbrëmjen e kaluar u mbajt darka e nominimeve në “Big Brother VIP Kosova”.
Në nominim janë të gjithë banorët, pas një dënimi që morën ata, shkruan lajmi.net.

Pyetjet u bënë nga publiku, dhe ishin goxha pikante.

Një të tillë e pranoi edhe Lumbardhi i cili së fundi ka një afrimitet me Albyn.

“Nëse do të fillosh të kesh ndjenja për Albyn, a do të pengonte e kaluara e saj që të krijosh lidhje?”, ka qenë pyetja drejtuar atij.

“I vlerësoj njerëzit që kanë pasur një të kaluar të jashtëzakonshme dhe guxim për të bërë revolucion, është e drejta e secilës femër me bë diçka. Ne si meshkuj s’kemi të drejt me i paragjyku. E kaluara kurrë s’ka me pas për mua vlerë, ajo e ka ushqyer familjen e vet me atë punë”, ka thënë pos tjerash Lumbardhi.

Lexo edhe:  Capital T për pak rrëzohet në skenën e “Sunny Hill”