Lulëzon prostitucioni, arrestohen edhe dy persona në Prizren

Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë.

Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku përveç moshave të reja, shpesh ka raste ku të përfshirë janë edhe personat më në moshë. Plot raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në motele të ndryshme të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar së fundi në Prizren, ku janë arrestuar dy persona.

Sinjali mëson se të dyshuarit janë të moshave 61 dhe 48-vjeç dhe të njëjtit dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit kanë pranuar se kanë kryer veprën për të cilën dyshohet.

Të njëjtat burime thonë se pas përfundimit të procedurave policorë, rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Lexo edhe:  Gjykata rrëzon çështjen e Martin Berishajt në shkallën e dytë: Lajmet nuk ishin shpifje