Luizi “tradhëton” Ramën, këndon këngën kushtuar Sali Berishës

Këngëtari Luzi Ejlli pas fitimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP, është kthyer në personazhin më të kërkuar në botën e showbizit.

Koncertet e tij janë shumë të frekuentuara nga të rinjtë dhe jo vetëm, ku gjatë koncertit të fundit në Shkodër, kishte edhe zonja të moshës së tretë.

Por kjo nuk ishte e vetmja surprizë në koncertin e Luizit, pasi ai i ka  kënduar këngën kushtuar ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse gjatë periudhës në Big Brother VIP deklaronte se ai ishte fans i doktorrit, pasi doli nga Big Brother VIP, vendosi që të mbështeste kandidatin e PS-së në Shkodër Benet Becit, duke dalë kështu kundër Berishës.

Po ashtu ai ishte i ftuar edhe në PodCast-in e kryeministrit Edi Rama, por duket se zemra i ‘rreh’ sërish për Berishën.

Kujtojmë që pak ditë më parë, ishte këngëtarja Fatmira Breçani që deklaronte se në Shkodër nuk e kishin lejuar të këndojë këngën kushtuar Berishës.

Lexo edhe:  Pa para e pa të dashur në Amerikë, Trejsi Sejdini sqaron të vërtetën