Luizi ngre dyshimet: Pse nuk u diskutua në ‘Prime’ ndarja e Kristit dhe Keisit?

Banorët kanë pasur pikëpyetje për faktin se gjatë prime-t të djeshëm, nuk është diskutuar krisja e marrëdhënies mes Kristit dhe Keisit.

Ata kanë diskutuar së bashku në verandë për këtë çështje, duke ngritur hipoteza të ndryshme. Teksa disa prej tyre mendojnë se mund të diskutohet të martën, Luizi ka ngritur dyshime.

Sipas tij, vëllai i madh dhe publiku di diçka që banorët aty brenda nuk e dinë dhe kjo ka bërë që të mos diskutohet.

Luizi: A ju bëri përshtypje që nuk u prek fare tema Kristi-Keisi?

Fotini: Them se do jetë javës tjetër

Kristi: Pse duhet?

Luizi: U prek ajo që u tha e pabesë e jo më e juaja.

Kristi: Në varësi të shpjegimit që dhamë e komunikimit që bëmë…Ju dilni në realitet, shihni një çift që ka probleme, nuk është normale.

Olta: Ajo e juaja ishte e rëndësishme

Luizi: Vëllai i Madh, kamerat mbase kanë e dëgjuar diçka që ne jo, e që nuk e konsiderojnë kaq të rëndësishme për Prime.

 

Lexo edhe:  Kiara publikon pamje të tjera nga festa, momenti kur zbuluan gjininë e bebit