Luizi i drejtohet ashpër Deas pasi e dërgoi në nominim me Kiarën dhe Efin: Do të shtyp, do të shkel
Luizi është revoltuar tej mase ndaj Deas pasi kjo e fundit i dërgoi në nominim atë së bashku me Efin dhe Kiarën, që njihen ndryshe si “grupi i Luizit”.
I pari që ka shpëtuar ishte Luizi, duke lënë për tu nominuar njërën nga vajzat, Efi ose Kiara, shkruan lajmi.net.
Pas kësaj, gjatë pauzës në prime-n e BBVA-së, Luizi është shprehur i revoltuar ndaj Deas.
“Do të ju zhgarravis”, i është drejtuar Luizi-Deas.
Tutje, ai i ka thënë se do t’i dalin video më të rënda se sa ajo e Maestros duke urinuar.
“Do të dalin video më të rënda në youtube se sa ajo e Maestros duke urinuar. Do të të shtyp, do të të shkel”, ka deklaruar Luizi.
Pas këtyre fjalëve, produksioni ka ftuar në dhomën e rrëfimit Luizin për ta qetësuar.