Luizi e pyet Kiarën a ta mbajë Efin afër, ajo jep një përgjigje interesante

Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo ishin ish-banorët e “Big Brother VIP”, të cilët mbrëmjen e djeshme u rifutën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Hyrjet e tyre sigurisht pritet të sjellin dinamika të reja në shtëpi dhe të ndryshojnë lojën e banorëve të tjerë. Pikërisht për këtë, Luizi ka pyetur ditën e sotme Kiarën, nëse duhet t’i besojë dhe ta mbajë pranë Efin.

Kiara nuk i ka kthyer një përgjigje të drejtpërdrejtë, megjithatë, diçka është përpjekur t’i komunikojë me kode.

Kujtojmë se marrëdhënia e vajzave pësoi një krisje pasi Kiara pa reagimin e Efit ndaj konfliktit që moderatorja pati me Luizin, ndërsa edhe pas daljes së kësaj të fundit nga shtëpia, Efi deklaroi se ato ende nuk ishin sqaruar. Po ashtu, prej 4 banorëve të rifutur, vetëm njëri prej tyre do të mund ta prekë finalen, dhe Luizi deklaroi se dëshiron që në krah të ketë Kiarën. Kjo mund të sjellë përplasje mes tij dhe Efit.

Lexo edhe:  Imami kosovar “shpërthen” ndaj Big Brother: Mbajini familjet larg infektimit nga “Big Harami”