Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë, pasi sot erdhi vajza e tyre në jetë.

Lajmin e bënë të ditur vetë ata përmes një postimi në Instagram, ku publikuan edhe një fotografi me duart e vajzës.

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, kanë bërë të ditur se kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre me emrin Luna Mari.

“Luna Marí Ejlli, 30.04.2024”, shkruan ata në postimin e tyre të përbashkët në Instagram ku bënë të ditur edhe lajmin.

Kiara dhe Luizi kanë qenë ndër çiftet më të përfolur të shtypit rozë duke zgjuar vëmendjen tek publiku për sa i përket jetës së tyre private.

Ata nisën romancën dhe lidhjen gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania dhe që atëherë kanë qenë të pandarë.

Lexo edhe:  “O kur ta jep Zoti, ta jep”, Rasim Avdyli bëhet me dy gra? (Video)