Lugati rikthehet në shtëpi dhe performon me veshje kombëtare “Niset trimi për kurbet”

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Gjon Karrica, është rikthyer në “prime-n” e sontëm në shtëpi.

Ai u rikthye për të performuar këngën e tij të re të ripërpunuar që titullohet “Niset trimi për kurbet”, shkruan lajmi.net.

Lugati është shfaqur me veshje tradicionale, ndërsa përreth fytyrës dhe krahëve ka vënë disa gurë shkëlqyes.

Hyrja e tij ka befasuar të gjithë konkurrentët, të cilët po ashtu ishin edhe të emocionuar.

Ndryshe ai javë më parë la përfundimisht garën për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes ish ushari i UÇK-së dhe FSK-së, Hysen Ramadani