Lotina me urim të veçantë për ditëlindjen e Mozzik: Ty do t’i falja sërish të gjitha

Ditën e sotme (e diel) rap-artisti i njohur, Mozzik, feston ditëlindjen.

I lindur më 29 shtator të vitit 1995 në Ferizaj, ai ka mbushur plot 29 vite jetë.

Me këtë rast këngëtari mori urime e dedikime të shumta dhe një i tillë nuk mungoi nga partnerja e tij, Lotina Haziri.

 

Bukuroshja nga Gjilani i ka bërë një urim emocionues duke zgjedhur fjalët më të mira për të.

“Urime ditëlindjen ma mozi. Edhe pafund herë me lind e me vdek, ty kisha me t’i fal krejt prapë. Të dua”, ka shkruar ajo.

Prezantuesja gjithashtu i ka bashkangjitur fotografi e video nga surpriza e veçantë që i ka bërë.

Të njëjtit vlen të ceket se janë bashkë që disa muaj, ndonëse flirtimet kishin nisur vitë më parë.

Lexo edhe:  Edona debaton pak me Shqipen: Shyqyr që është publiku, i kanë sytë edhe shohin krejt