Loredana e thumbon konkurrenten që i shkroi poezi Jozit: “Mos bëj për një….”

Në puntatën më të fundit të emisionit “She’s On Top”, një nga momentet më të komentuara ishte pjesëmarrja e Loredana Bratit, ish-banore e Big Brother VIP Albania, e cila u përball me aludime për marrëdhënien e saj me Joz Markun.

Që në hyrje të emisionit, moderatori Visjan Ukcenaj e nisi me humor, duke përmendur se njëra prej konkurrenteve i kishte shkruar një poezi Jozit. E përmendura u ndje e detyruar të sqaronte situatën, duke theksuar se mes saj dhe Jozit nuk ka kontakt dhe se poezia ishte thjesht në kuadër miqësor.

Por ishte reagimi i Loredanës ai që tërhoqi vëmendje. Ajo e përballoi situatën me qetësi dhe finesë, duke dhënë një përgjigje që u interpretua si një mesazh i drejtpërdrejtë:

“Shpirt, mua ai ma shkruajti, kaq ka rëndësi. Mos bëj për një mashkull, por më mirë të jetë mashkulli ai që bën për ty.”.

Deklarata e saj u duartrokit në studio dhe u përhap menjëherë në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një nga momentet më të spikatura të mbrëmjes.

Lexo edhe:  Sabri Fejzullahu takon Adelina Ismailin: Mu gzu zemra që të takova, u rrite me mua