Loredana e Bigut e martuar? – Kjo është e vërteta

Loredana është banorja “e zakonshme” në mes të VIP-ave, e cila është pjesë e shtëpisë që në fillim të spektaklit të “Big Brother Vip Albania 4”.

Një javë nga fillimi i këtij edicioni, Loredana zbuloi që rezulton e celebruar me ish-partnerin e saj.

Ajo i tregon Jozit për një marrëdhënie të mëparshme që ka zgjatur rreth 3 vite dhe që ka shkuar deri në celebrim.

Jozi nuk është ndjerë komod në këtë bisedë, duke i thënë që nuk dua ta dëgjoj dhe më pas ata kanë vazhduar bisedën e tyre, në lidhje me traditat nëpër zonat që i përkasin.

“Unë kam patur një lidhje shumë të fortë më përpara që ka zgjaur rreth 3 vite, edhe unë rezultoj akoma e celebruar me atë njëri. Nuk ka patur një dasmë, por jam “e celebruar”. Ta them që ta dish”, ka thënë Loredana.

Ajo që riktheu çështjen e martesës së Loredanës ishte Rozana, një ditë pas ceremonisë simbolike që ndodhi në shtëpinë e “BBV-së”.

Në një bisedë mes Rozanës dhe Gjestit, këngëtarja tregoi se Loredana është e kurorëzuar me një djalë jashtë shtëpisë, edhe pse aktualisht është e ndarë.

Ky zbulim tronditi Gjestin dhe banorët e tjerë, duke ngritur pikëpyetje mbi të kaluarën e Loredanës dhe dinamikën e saj në lojë.

Lexo edhe:  “Mbylle gojën, mos më shurdho” – eskalon debati mes Xuxit dhe Xhenetës në Big Brother