Lopa nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat 17 ditë pas tërmetit në Turqi

Një lopë është nxjerrë e gjallë pas 17 ditësh nga rrënojat e tërmetit në Antakya të Turqisë.

Ekipet kishin filluar të punonin për nxjerrjen e kafshëve që ishin nën rrënoja, shkroi CNNTurk.

Ishte identifikuar se një lopë ishte ende gjallë gjatë punës që ekipi po bënte në një fermë të rrënuar.

Ekipi arriti ta shpëtonte lopën në ditën 17-të pas tërmetit të fortë që la mbi 46 mijë të vdekur në Turqi dhe në Siri.

Lopa raportohet se është mirë.

Lexo edhe:  “Zgjate Zot”, Kiara plot puthje Luizit