Lojërat Olimpike “Paris 2024”: Distria Krasniqi pjesë e promovimit të xhudos

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka shpërndarë sot një foto në faqen zyrtare të tij në “Facebook”, foto e cila është shpërndarë edhe nga Federata Evropiane e xhudos.

Distria Krasniqi ishte sot pjesë e prezantimit për promovimin e xhudos në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ndërkaq, prezente nuk ishte xhudistja tjetër, Nora Gjakova pasi ajo mungoi në Grand Slamin e Parisit që u mbajt para disa ditësh.

Lexo edhe:  Trauma në kokë e në trup, kjo është gjendja shëndetësore e shqiptarëve që u rrahën në Mal të Zi