Llapjani e kërcënon ish-gruan nga burgu: Edhe pak m’lëshojnë, mos gabo me u martu se…

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Telashet me partnerët dhe familjet e tyre, nuk marrin fund gjithmonë me ndarje. Shumë gra edhe pas shkurorëzimit kanë probleme me ish-bashkëshortët, të cilët nuk hezitojnë të ushtrojnë dhunë ndaj tyre e t’i kërcënojnë, raporton Gazeta Sinjali.

Me një rast të tillë është përballur së fundmi edhe një grua nga Podujeva, e cila është kanosur seriozisht nga ish-bashkëshorti i saj, që ndodhet në vuajtje të dënimit, në njërën nga qendrat korrektuese në vend.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Sh.S., i cili e ka kërcënuar nga burgu ish gruan e tij, të cilës e ka telefonuar, duke i thënë se së shpejti do ta përfundojë dënimin dhe nëse merr vesh se ajo është ,martuar, do ta pësojë keq.

“Mos gabo mu martu… se e di çka t’boj kur dal tani…”, dyshohen të kenë qenë fjalët e të dyshuarit, thonë burimet e njëjta.

Përballë kësaj situate, gruaja ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici, ku ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin. Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit.

Lexo edhe:  Veteranët i vendosin kushte Qeverisë