Llapjani e bën bashkëshorten për spital, ajo e denoncon dhe shkon me fëmijët në strehimore

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Podujevë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa gruaja ka shkuar në strehimore me fëmijët.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarit dhe inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Kjo është shuma që Naim Murseli dyshohet se ia dha dorasit për ta vrarë gruan e tij