Lirohet për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, por ka një apel nga policia

Reshje të dendura bore kanë mbuluar zonën malore në Brezovicë. Si pasojë e kësaj ishte mbyllur edhe rruga për në Brezovicë në drejtim të Qendrës së Skijimit, por tani është liruar.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i tha Insajderit se rruga është liruar por me vështirësi kalimi.

Teksa ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes.

“Ju njoftojmë se rruga Brezovicë në drejtim të Qendrës së Skijimit është liruar për qarkullimin e automjeteve, mirëpo me vështirësi kalimi. Që nga mbrëmë, për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi për automjete dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes. Shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në raport me kushtet e rrugës, si dhe të kenë pajisjet dimërore”, thekson Veseli, shkruan Arbresh.info

Ndër të tjera, Veseli gjithashtu apelon përsëri tek shoferët që të mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt.

“Gjithashtu lusim shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në skajin e rrugës, sepse e pengojnë qarkullimin e automjeteve, ndërsa pengojnë edhe mjetet borëpastruse të kompanisë për pastrimin e rrugëve”, shprehet ai.

Tutje ai bën të ditur se Policia rajonale e Ferizajt vazhdimisht është duke monitoruar situatën dhe është prezente në atë pjesë të rrugës.

Për ç’do rast qytetarët mund të kontaktojnë policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.

Lexo edhe:  Rast i rëndë në një familje në Lipjan: Gruaja 49–vjeçare dyshohet se i dha fund jetës së saj, Policia nis hetimet