Lirohet nga burgu ish-kryetari i Kukësit, Safet Gjici

Gjykata e Apelit e ka liruar ish-kryetarin e Kukësit, Safet Gjici. Ai ishte dënuar për shpërdorim të detyrës zyrtare pas skandalit në zyrë, derisa i kishin mbetur edhe tetë muaj burgim.

Gjici u lirua për shkak se i është rënduar gjendje shëndetësore, ka raportuar TCH.

Skandali i Gjicit ishte publikuar në qershorin e 2023-s. Ai ishte arrestuar në po atë muaj.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Një person gjendet i vdekur në një rrugë në Pejë