Lirohen tre të arrestuarit nga policia serbe në Merdare
Tre të arrestuarit nga policia serbe në Merdare: Dervish Maliqi, Esat Muçolli dhe Fatmir Hajdari, sapo janë liruar nga paraburgimi.
Mësohet se ata tani ndodhen ende në Gjykatë por gjyqtari ka marr vendim për lirimin e tyre.
Vendimi është marr pas seancës gjyqësore e cila sapo ka përfunduar në Gjykatën e Kurshumlisë.
Ata po mbaheshin të ndaluar që nga 13 qershori.