Lirim Mehmetaj thotë se planifikohet që Donika Gërvalla të bëhet Ministre e Drejtësisë
Analisti Lirim Mehmetaj thotë se, sipas planifikimeve të para të Vetëvendosjes, nëse arrijnë ta formojnë Qeverinë, Donika Gërvalla mendohet të jetë ministre e Drejtësisë.
Sipas Mehmetajt, Kurti planifikon ta kthejë Glauk Konjufcën në krye të diplomacisë.
Postimi i plotë:
Zonja Schwarz ministre e drejtësisë???
Besoni ose jo, sipas planifikimeve fillestare (të cilat mund të ndryshojnë) Donika Gërvalla Schwarz ish si kandidate potenciale për Ministre të Drejtësisë.
Pasi Glauk Konjufca rikthehet si ministër i Punëve të Jashtme, Schwarzin po dojke me pucit Albini si Ministre të Drejtësisë.
E nëse kjo ndodhë keni me pa çka është spektakli i vërtetë. Keni me pa çka është me iu fut prokurorëve në sallë e gjyqtarëve në zyrë.
Pas shkatërrimit total të diplomacisë së brishtë të Kosovës tash po dojka me varros mirë sistemin e drejtësisë në Kosovë.