Lipjan: Rrihen mes vete babë e bir, këtij të parit i kapet edhe një pistoletë

Babë e bir janë përfshirë në një përleshje në Lipjan mbrëmjen e së shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se babai është arrestuar si pasojë e përleshjes.

Të njëjtit, sipas policisë, iu është sekuestruar një pistoletë.

“Lipjan / 27.07.2024 – 19:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se ka pasur një përleshje fizike me djalin e tij të dyshuarin m/kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim

Lexo edhe:  Ish-dhëndri me ish-vjehrrin përfundojnë në konflikt fizik, shkak denoncimi për një borxh të madh