Lionel Messi shpallet lojtari më i mirë në botë për vitin 2023

Sulmuesi Lionel Messi e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2023 edhe nga shtëpia e futbollit, FIFA.

Njësoi si në garën për Topin e Artë, argjentinasi mposhti Erling Haalandun dhe Kylian Mbappen.

Pas suksesit me Argjentinën, Messi u zgjodh lojtari më i mirë në botë, pavarësisht që s’ishte i pranishëm në ceremoni shkaku që vendosi të qëndrojë te Inter Miami.

Ndërkohë, Messi u bë gjithashtu lojtari i parë dhe i vetmi që është pjesë e formacionit më të mirë në botë për 17 vite.

Lexo edhe:  Rrahman Rama zgjedhet deputet me gati 30 mijë vota: “Do t’ju shërbej me nder”