Linjat e autobusëve bëhen shkak i një konflikti mes disa personave në Prizren, ndërhyn Policia dhe ndalon tre persona

Konfliktet janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë

Një rast i tillë mes disa personave ka ndodh edhe sot në Stacionin e Autobusëve në Prizren, mëson Gazeta Sinjali.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakënaqësive të përfaqësueseve të kompanive të transportit publik.

Konfliktin e ka konfimruar edhe Policia e Prizrenit, e cila ka njoftuar se rasti ka ndodh sot rreth orës 11:00.

“Sot me datë 04.03.2024 rreth orës 11:00 është raportuar për një prishje të rendit dhe qetësisë në Stacionin e autobusëve në Prizren”.

Për rastin tre persona janë shoqëruar në Policia, por pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt

Lexo edhe:  Flet gruaja e Faton Hajrizit: Jemi duke prit me pa trupin e tij