Lideri para familjes, Ymeri për Kurtin: Fëmijën e vet jashtë vendit, qytetarët brenda ndotjes

Deputetja e zgjedhur e LDK-së dhe eksperte e energjisë, Janina Ymeri, reagoi ashpër ndaj situatës kritike në sektorin energjetik dhe minerar, duke theksuar se pasojat e ndotjes nuk ndalojnë tek qytetarët, por prekin edhe familjet e vet qeveritarëve

Ajo theksoi rëndësinë jetike të menaxhimit të energjisë dhe sektorit minerar për të gjithë qytetarët e vendit, duke theksuar që nuk mund të trajtohen thjesht politikisht.

“Energjia po edhe sektori minerar nuk janë veç çështje politike, janë çështje jetike. Fatkeqësia është që ndonëse kryeministri i këtij vendi e ka fëmijën jashtë vendit, si u bë që një kabinet e klan partiak i tërë e ka lanë këtë ndotje edhe për vet fëmijët e tyre”, shkroi Ymeri.

Duke folur për absurditetin e situatës dhe mungesën e përgjegjësisë, Ymeri nxori në pah paradoksin e liderëve që preken nga pasojat e ndotjes vetëm për familjet e tyre.

“Është e çuditshme edhe bizarre, lideri para familjes. Mbahu Kosovë e mos thuj marova”, deklaroi Ymeri.

Lexo edhe:  Kosovarët i ruajnë në banka mbi 5 miliardë euro