Lëvizja e Deçanit s’ka të ndalur, propozon ngritjen e një kryqi 70 metra në Podujevë

Lëvizja e Deçanit prej kohësh ka marrë një “hovë” të madh sa i përket konvertimeve nga feja myslimane në atë katolike, në kuadër të kësaj lëvizje.
Por këtë herë, këta të fundit patën edhe një tjetër ide.

Arbër Gashi, aktivist dhe themelues i kësaj lëvizje ka bërë ripostim të një propozimi të një anëtari tjetër, që është Pajazit Jashari e që lidhet me një kryq.

Grupi i Deçanit ka propozuar ngritjen e një kryqi të madh në Podujevë në lartësi prej 70 metrash.

Në njoftim gjithashtu u tha se ky simbol do të përfaqësonte një krye dhe një shpatë, si homazh për Gjergj Kastriot Skëndërbeun.

Sipas tyre, përballë këtij simboli do të vendosej edhe truproja e Zojës së Llapit.

“Çfarë mendoni për idenë e ndërtimit të një strukture 70 metra të lartë në njërën nga majat më të larta të Llapit, që është pronë e imja? Kjo ndërtese do të kishte dukshmëri normale deri në 30 km, ndërsa gjatë natës do të arrinte dukshmërinë deri në 70 km. Konstrukti do të ishte i gjithë nga çeliku. Më i larti në Gadishullin Ilirik është aktualisht 66 metra në Shkup, ku është gjithashtu një atraksion turistik. Ky simbol do të përfaqësonte njëkohësisht një kryq dhe një shpatë, si një homazh për Gjergj Kastriotin. Përballë këtij simboli do të ngrihej edhe truporja e Zojës së Llapit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas Gashit ku propozim do të realizohet shpejt.

“Njëri nga propozimet, realizimin e të cilit e fillojmë më 28 nëntor të këtij viti”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot, sa do të arrijnë temperaturat maksimale