Leoniti nga Vushtrria niset për në Turqi, u mblodhën plot 65 mijë euro për shërimin e tij
Për një kohë shumë të shkurtër, pas një mobilizimi të madh qytetar, është mbledhur shuma prej 65 mijë eurosh për trajtimin jashtë vendit të vogëlushit Leonit Reiman nga Vushtrria.
Sot, familja e tij është nisur për në Turqi, ku Leoniti do të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Babai i tij e ka konfirmuar këtë për Veriu info, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan dhe treguan solidaritet me rastin.
Ky rast dëshmon edhe një herë fuqinë e bashkimit dhe ndjeshmërinë e qytetarëve për të ndihmuar në kohë të vështira.